”Ka diçka në këtë”, Emilia Rexhepi i del kundër Kurtit, shkak një ujdi me Duda Baljen?
Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, është acaruar me qasjen e kreut të VV-së, Albin Kurtin, në raport me Duda Baljen. Kjo meqë tashmë raportohet të jenë trazuar ujërat ngase vet Rexhepi, raportohet se nuk pritet të votojë për kandidatin e VV-së të propozuar nesër, transmeton klankosova.tv. “Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë”, është përgjigjur…

Lajme
Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, është acaruar me qasjen e kreut të VV-së, Albin Kurtin, në raport me Duda Baljen.
Kjo meqë tashmë raportohet të jenë trazuar ujërat ngase vet Rexhepi, raportohet se nuk pritet të votojë për kandidatin e VV-së të propozuar nesër, transmeton klankosova.tv.
“Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë”, është përgjigjur ajo për indeksonline, kur është pyetur mbi këtë zhvillim.
Rexhepi thuhet të jetë indinjuar nga marrëveshja e sotme e Kurtit që ka arritur me Duda Baljen të cilës thuhet se i ka premtuar postin e ministres.