Aksident në Kishnicë mes autobusi dhe veture – një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Sonte rreth orës 20:00, në fshatin Kishnicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një autobus…

Lajme

10/04/2025 23:30

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sonte rreth orës 20:00, në fshatin Kishnicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një autobus dhe një automjet. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes“,tha ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut dhe hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.