Ridvan Hoti, emërohet Zëvendësdrejtor në ShKK

Qeveria e Kosovës sot po mban mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka propozuar emërimin e Ridvan Hotit si Zëvendësdrejtor Ekzekutiv për Trajtim të të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Ridvan Hoti është emëruar në pozitë.

Lajme

26/03/2025 09:56

Qeveria e Kosovës sot po mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka propozuar emërimin e Ridvan Hotit si Zëvendësdrejtor Ekzekutiv për Trajtim të të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Ridvan Hoti është emëruar në pozitë.