“Dy persona të armatosur dhe të maskuar” – Policia jep detaje tjera nga vrasja dje në Prishtinë
Një person i vrarë dhe një i plagosur kanë mbetur mbrëmë në Prishtinë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje tjera se si ka ndodhur rasti, shkruan lajmi.net. Sipas Policisë, dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri…

Lajme
Një person i vrarë dhe një i plagosur kanë mbetur mbrëmë në Prishtinë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje tjera se si ka ndodhur rasti, shkruan lajmi.net.
Sipas Policisë, dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.
Njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/