Ushtarët e KFOR-it në Kosovë stërviten për përdorimin e helikopterit në situata trazirash
Ushtarë të KFOR-it nga Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut kanë zhvilluar një trajnim për përdorimin e helikopterëve në aktivitete kundër trazirave. Stërvitja e Batalionit Kinetic të Komandës Rajonale-Perëndim kishte për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri ndërkohë që personeli mbante pajisje për kontrollin e turmave. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e…

Lajme
Ushtarë të KFOR-it nga Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut kanë zhvilluar një trajnim për përdorimin e helikopterëve në aktivitete kundër trazirave.
Stërvitja e Batalionit Kinetic të Komandës Rajonale-Perëndim kishte për qëllim përmirësimin e procedurave të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri ndërkohë që personeli mbante pajisje për kontrollin e turmave.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/