Dushi për diskutimin e strukturave të LDK-së: Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së

Një diskutim i hapur në mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës është hapur dje. Anipse një situatë e ngjashme në LDK ka nisur prej disa javësh, nga Arben Gashi e Driton Selmanaj duke vazhduar së fundi me ish-kryeministrin Avdullah Hoti. E në këtë çështje është përfshirë edhe Florian Dushi, nënkryetari i komunës së Prishtinës.…

Lajme

19/03/2025 08:27

Një diskutim i hapur në mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës është hapur dje. Anipse një situatë e ngjashme në LDK ka nisur prej disa javësh, nga Arben Gashi e Driton Selmanaj duke vazhduar së fundi me ish-kryeministrin Avdullah Hoti.

E në këtë çështje është përfshirë edhe Florian Dushi, nënkryetari i komunës së Prishtinës.

Ai reagoi pasi Hoti tha se LDK-ja ka nevojë për një lidership të ri.

Dushi ka thumbuar Hotin duke e theksuar se “LDK ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të zgjedhjeve lokale”

“Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së”, tha Dushi, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së.

Florian Dushi duke qenë gjithmonë vetëm pjesë e LDK-së dhe jo e çfarëdo “grupi” brenda saj, vazhdon të jetë pjesë e strukturave të saj udhëheqëse me tepër se dy dekada.

LDK sot, si kurrë më parë, ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të zgjedhjeve lokale që i kemi shumë afër dhe në këtë formë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë tutje trendin e mire që LDK kishte në zgjedhjet që sapo përfunduan.

Këtë unitet nuk duhet dhe nuk do të mund ta cenojë askush.

LDK mbi të gjitha./Lajmi.net/