Hoti kërkoi lidership të ri për LDK, Abdixhiku reagon vetëm me një fotografi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri për partinë. Abdixhiku ka publikuar vetëm një fotografi gjatë fushatës, shkruan lajmi.net. Aty shihet ai duke shtrënguar duart me simpatizantët e partisë ndërsa mbi fotografi, ka vendosuar simbolin e tyre me dy gishta që…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri për partinë.
Abdixhiku ka publikuar vetëm një fotografi gjatë fushatës, shkruan lajmi.net.
Aty shihet ai duke shtrënguar duart me simpatizantët e partisë ndërsa mbi fotografi, ka vendosuar simbolin e tyre me dy gishta që simbolizon fitore.
Hoti, në reagimin e tij, i ka renditur edhe disa arsye se pse duhet të vjen lidershipi i ri në parti.
“Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcional në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, tha Hoti.
“LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja”.
“LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë”.
“LDK-ja ka nevojë për një lidership ekipor që i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve të rinj e të vjetër, që i bën bashkë të gjitha copat e LDK-së në të katër anët e vendit dhe në diasporë”, shkroi mes tjerash Hoti.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës, është renditur e treta, duke marrë 171 mijë e 357 vota, apo 18.27 për qind.
Postimi i plotë i Abdixhikut: