Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së
Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër të tjerat qëndrimin e djalit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Jr, i cili është shprehur se ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte udhëzuar ndërhyrjen humanitare në Kosovë në mënyrë që të zhvendoste vëmendjen nga afera me Lewinskyn. Bolton tha se Donald Trump i ri…

Lajme
Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër të tjerat qëndrimin e djalit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Jr, i cili është shprehur se ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte udhëzuar ndërhyrjen humanitare në Kosovë në mënyrë që të zhvendoste vëmendjen nga afera me Lewinskyn.
Bolton tha se Donald Trump i ri nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në, ndërsa deklaratat e tij mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trump në Serbi.
“Ne nuk është se kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet, është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi, por duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr, nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bolton për Euronews Albania.