Shpresa për punimet e stadiumit të Gjilanit humbet sërish për gjilanasit, ky është vendimi i fundit

Stadiumi i Gjilanit do të mbetet një ndër projektet më të zvarritura në Kosovë, kjo pasi për vite me radhë punimet fillojnë sa për të “filluar” dhe nuk përfundojnë asnjëherë. Pak ditë para zgjedhjeve, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet në riparimin e stadiumit të Gjilanit, Mitrovicës…

Lajme

18/03/2025 18:59

Stadiumi i Gjilanit do të mbetet një ndër projektet më të zvarritura në Kosovë, kjo pasi për vite me radhë punimet fillojnë sa për të “filluar” dhe nuk përfundojnë asnjëherë.

Pak ditë para zgjedhjeve, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet në riparimin e stadiumit të Gjilanit, Mitrovicës dhe i Pejës, shkruan lajmi.net.

Sipas Çekut, për këto projekte u patën ndarë plotë 37 milionë euro por ato si duket nuk do të shpenzohen.

Zyra e Prokurimit ka pezulluar punët për projektin e rregullimit hapësinor, të arkitekturës dhe inxhinierisë, për rindërtimin dhe përshtatjen e Stadiumit të Gjilanit.

“Arsyeja e pezullimit të aktivitetit të prokurimit është për shkak të paraqitjes së disa Kërkesave për Rishqyrtim në MKRS. Do të jeni të njoftuar me kohë me marrjen e çfarëdo vendimi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurimit. /Lajmi.net/