Katër burra rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje në Shtime, dy prangosen e dy lirohen
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar mes vete në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Derisa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar mes vete në Shtime.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Derisa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Shtime 17.03.2025-21:08.Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti 4 persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/