Katër të mitur arrestohen pasi kryen vjedhje në një shtëpi në Suharekë
Ditë më parë ishte raportuar për një vjedhje në një shtëpi në Suharekë, mirëpo Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj të miturit mbrëmë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në shtëpinë e viktimës femër kosovare kishin…

Lajme
Ditë më parë ishte raportuar për një vjedhje në një shtëpi në Suharekë, mirëpo Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj të miturit mbrëmë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në shtëpinë e viktimës femër kosovare kishin vjedhur gjësende të ndryshme materiale.
Gjërat e vjedhura nga shtëpia sipas policisë janë: orë dore, telefona, bizhuteri si dhe një armë zjarri pistoletë.
Derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri.
Ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor. /Lajmi.net/