Tetë të mitur përfshihen në një rrahje në Klinë, përdoret edhe thika – policia arreston 6 prej tyre
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё rrahje. Policia menjëherë i është përgjigjur informatës dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur rasti, dhe aty ishin tё pёrfshirё 8 persona. “Tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr…

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё rrahje.
Policia menjëherë i është përgjigjur informatës dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur rasti, dhe aty ishin tё pёrfshirё 8 persona.
“Tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr tretman mjekёsor, ndёrsa dy nga tё dyshuarit fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal ne Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё, pasi qё ishin tё lënduar nga mjeti i mprehtë (thikё)”, ka njoftuar policia.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, 6 tё dyshuarit (tё mitur) janё ndaluar pёr 24 orё.