I dërguari i BE-së për dialogun javën tjetër në Kosovë – Kë do ta takojë Sorensen?

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen do të qëndrojë në Kosovë javën që vie. Saktësisht Sorensen pritet që në Kosovë të jetë më 17 deri më 19 mars. Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, Sorensen thuhet se do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe…

Lajme

14/03/2025 20:31

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen do të qëndrojë në Kosovë javën që vie.

Saktësisht Sorensen pritet që në Kosovë të jetë më 17 deri më 19 mars.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, Sorensen thuhet se do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kjo u konfirmua nga Këshilltari i tij Klisman Kadiu.

“Po, mundem me të konfirmu që zëvendëskryeministri Bislimi do ta presë në takim javën e ardhshme emisarin Sorensen në Kosove”, tha Kadiu për RTV21.

Gjithashtu, Sorensen pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Bashkimi Evropian nuk ka dhënë shumë detaje mbi këtë vizitë të Sorensen në Kosovë, por që i dërguari i BE-së pritet të qëndrojë për tri ditë në vendin tonë.

Kujtojmë se pas vizitës në Prishtinë, Sorensen do të shkojë edhe në Beograd./Lajmi.net/