Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin evropian- Përshkallëzohet “lufta” tregtare
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar sot se do të vendosë një tarifë masive për alkoolin evropian. Kjo si kundërpërgjigje ndaj BE-së kundër tarifave të tij të çelikut dhe aluminit- një përshkallëzim ky i një lufte tregtare që mund të dalë lehtësisht nga kontrolli. Përmes një postimi, Trump tha se administrata e tij do të…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar sot se do të vendosë një tarifë masive për alkoolin evropian.
Kjo si kundërpërgjigje ndaj BE-së kundër tarifave të tij të çelikut dhe aluminit- një përshkallëzim ky i një lufte tregtare që mund të dalë lehtësisht nga kontrolli.
Përmes një postimi, Trump tha se administrata e tij do të vendosë një tarifë 200% për pijet alkoolike nga Bashkimi Evropian, nëse ajo nuk anulon tarifën prej 50% që qeveria evropiane vendosi të mërkurën për pijet alkoolike amerikane, transmeton lajmi.net.
“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja së shpejti do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha verërat, shampanjë dhe produktet alkoolike që janë nga Franca dhe shtetet e tjera të përfaqësuara të BE-së. Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA”, deklaroi Trump.
Përgjigja e Amerikës ndaj Evropës në lidhje me këto tarifa në një afat kohor prej 36 orësh tregon se si luftërat tregtare mund të dalin shpejtë jashtë kontrollit.
CNN raporton se pasi tarifa 25% e Trump për aluminin dhe çelikun hynë në fuqi në mesnatën e së mërkurës, BE-ja u hakmor menjëherë kundër asaj që e quajti një veprim të pajustifikueshëm tregtar nga administrata Trump, transmeton lajmi.net.
E industria amerikane e pijeve mbrëmë tha se po përgatiteshin për “dhimbjen” nga tarifat hakmarrëse./Lajmi.net/