“NATO e ndihmon FSK-në”, “Duhet zgjidhje politike për dialogun” – Takimi i përcjellur me siguri të lartë mes Rutte e Osmanit në Prishtinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka vizituar sot Kosovën nën masa të rrepta sigurie, ku është takuar me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin që patën edhe një konferencë të përbashkët, pastaj u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti në qeveri. Rutte në këtë takim tregoi se qasja e Aleancës Veri-Atlantike ndaj Forcës së…

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka vizituar sot Kosovën nën masa të rrepta sigurie, ku është takuar me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin që patën edhe një konferencë të përbashkët, pastaj u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti në qeveri.
Rutte në këtë takim tregoi se qasja e Aleancës Veri-Atlantike ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka ndryshuar dhe se vazhdon të jetë edhe më e fortë.
Rutte tha se mandati është që të sigurohen që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar në Kosovë.
Rutte flet për FSK-në: NATO e ndihmon që të jetë më e mirë si forcë humanitare
“Mandati është që të sigurohemi që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar këtu në Kosovë. Kështu është mandati saktësisht i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në që të jetë më e mirë si forcë humanitare kur ka fatkeqësi të tilla natyrore ose njerëzore”, tha Rutte.
Tutje, shefi i NATO-s ka folur edhe për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, ku tha se kërkohet lindership nga të gjithë për të arritur më të mirën.
Rutte flet për çështjen Kosovë – Serbi: Duhet zgjidhje politike, kërkohet lidership nga të gjithë
‘‘Gjithsesi që duhet ta bëjmë të qartë, të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të jenë në të njëjtin drejtim të punojnë. Edhe të njëjtën gjë e thash edhe në Sarajevë. Ju falënderoj edhe një herë që më mirëpritet, është shumë me rëndësi që të vizitojë KFOR-in këtu. Jemi në kontakt shumë të afërt edhe me zotin Vuçiç, patëm një telefonatë javën e kaluar, dhe së shpejti ai do të më vizitojë në Bruksel. Dhe do të jem shumë i drejtpërdrejt duke i përçuar mesazhet të gjithë parterëve që vetëm bashkërisht mund të sjellim paqen afatgjate në këtë rajon. Nuk mund të parashikojmë paqe kur mbesim në të njëjtat probleme për dekada më radhë, pra duhet të ketë zgjidhje politike, e që kërkon lidership nga të gjithë politikanët. E njëjta vlen për presidencën në Sarajevë, por edhe për presidentin Vuçiq, pra duhet të punojmë sëbashku për të siguruar që ky rajon paqen afatgjate’’, ka thënë ai.
Ndërkaq, presidentja Osmani e vlerësoi lartë rolin e NATO-s në luftën në Kosovë, si dhe ndikimin e tyre për paqe në Ballkan.
Ajo gjatë konferencës ka deklaruar se Kosova është shteti me sentimentin më pro NATO dhe se qytetarët e këtij vendi do të jenë përjetësisht mirënjohës për konitrbutin vendimtar të kësaj aleance për lirinë e vendit.
Po ashtu, ajo ka thënë se NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron sot edhe vet Kosova.
‘‘Ju falënderoj që keni pranuar ftesën time që ta vizitoni Kosovën, shtetin me sentimentin më pro NATO në glob. Me lejoni të ju uroj mirëseardhje në emër të të gjithë qytetarëve të republikës sonë, qytetarë të cilët do të jenë përjetësisht mirënjohës për kontributin vendimtar të aleancës për lirinë e vendit tonë. Para pak më shumë 25 vitesh shumica prej nesh kemi qenë të rinj ose fëmijë që dolën t’i presin ushtarët e NATO-s edhe priteshin si shpëtimtarët tanë. Ata ushtarë sollën dritë në errserinë e një tragjedie njerëzore që po zhvillohej para syve të botës. Prandaj populli i Kosovës do të ketë gjithë mirënjohje të thellë për secilin vend aleat dhe për secilin ushtarë që erdhën në mbrojtje të një populli. Përgjatë këtyre 25 viteve së bashku me ju e kemi shndërruar Kosovën në një shembull suksesi dhe në një demokraci që angazhohet për të qenë jo vetëm përfituese e sigurisë edhe kontribuuese e saj. NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron edhe vet shteti ynë, prandaj synimi ynë për anëtarësim në NATO është një domosdoshmëri strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe të gjithë kontinentin evropian’’, ka thënë ajo mes tjerash.
I pari i NATO-s, pas takimi me Osmanin u taku edhe me kryeministrin Kurtin në qeveri.
Kurti në një postim në “X” lidhur me këtë takim, ka njoftuar se i ka thënë Sekretarit të NATO-s, se Serbia me ndihmën e Rusisë kanë ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, ka thënë Kurti pas takimit./Lajmi.net/