Lëshohet për qarkullim autostrada Vërmicë-Prishtinë, kishte shembje të dheut dje e sot
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, për shkak të shembjes së dheut, mëngjesin e ditës së djeshme. MINT ka njoftuar se ekipet kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe…

Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, për shkak të shembjes së dheut, mëngjesin e ditës së djeshme.
MINT ka njoftuar se ekipet kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjatë ditës së sotme.
“Përmes këtij njoftimi ju bëjmë të ditur se të gjitha automjetet tashmë mund të qarkullojnë në këtë autostradë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/