Sarrazin për emisarin e ri Sorensen: Do t’i vë një theks të ri dialogut në të mirë të Kosovës dhe Serbisë
I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar themelim sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit si dhe ka folur rreth emërimit të Peter Sorensen si i dërguari i BE-së për dialogun, Kosovë – Serbi. Sarrazin ka folur edhe për emisarin e…

Lajme
I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar themelim sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit si dhe ka folur rreth emërimit të Peter Sorensen si i dërguari i BE-së për dialogun, Kosovë – Serbi.
Sarrazin ka folur edhe për emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për të cilin tha se do t’i vë theks të ri dialogut.
“Me Peter Sorensen, të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi një person të ri që do të vazhdojë ta udhëheqë këtë proces në emër të BE-së. Bisedat e para që kishim lanë një përshtypje shumë të mirë për të si person. Ai sigurisht do t’i vërë një theks të ri dialogut, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet që, përmes punës themelore, të arrijë përparim në afrimin e dy vendeve”, ka thënë Sarrazin për DW, përcjellë lajmi.net.
Ai tha se në të kaluarën, Gjermania dhe vetë ai, e kanë pasur për detyrë të mbështesnin punën e institucioneve evropiane dhe kryenegociatorit të BE-së.
“Ne do të punojmë ngushtë së bashku në javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo sigurisht do të vlejë për qeverinë e re gjermane. Sepse Gjermania mbështet qasjen evropiane ndaj dialogut dhe njerëzit që e udhëheqin atë”.
“Shpresoj se tani puna thelbësore për zgjidhjet do të fillojë përsëri. Është koha për të punuar shumë për të gjetur zgjidhje konkrete. Unë besoj se zoti Sorensen është personi i duhur për këtë detyrë”, potencoi Sarrazin./Lajmi.net/