Deputetit serb përjeton situatë të sikletshme, i bien ‘dhëmbët’ dhe shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Deputetit të partisë së Aleksandar Vuçiqit, SNS, Marko Atlagiqit i ranë dhëmbët artificialë gjatë një fjalimi në Parlament e Serbisë, duke shkaktuar një situatë të sikletshme dhe njëkohësisht qesharake. Incidenti ndodhi teksa ai po fliste me pasion për një çështje politike, kur papritur protezat i dolën nga goja, duke e lënë të befasuar jo vetëm…

Lajme

04/03/2025 22:48

Deputetit të partisë së Aleksandar Vuçiqit, SNS, Marko Atlagiqit i ranë dhëmbët artificialë gjatë një fjalimi në Parlament e Serbisë, duke shkaktuar një situatë të sikletshme dhe njëkohësisht qesharake.

Incidenti ndodhi teksa ai po fliste me pasion për një çështje politike, kur papritur protezat i dolën nga goja, duke e lënë të befasuar jo vetëm atë, por edhe kolegët e pranishëm.

Disa deputetë mezi përmbajtën të qeshurat, ndërsa të tjerë u shqetësuan se mos ndodhte ndonjë incident më serioz.

Për fat të mirë, Atlagiqi arriti t’i rikuperojë dhëmbët pa pasoja të mëdha, por momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.