Partitë qendrore të Austrisë do të krijojnë qeverinë e re pa të djathtën ekstreme

Pasi lëvizja e ekstremit të djathtë – FPO, fitoi zgjedhjet parlamentare pesë muaj më parë, partitë qendrore të Austrisë arritën një marrëveshje për të formuar një qeveri të re pa të. Partitë e qendrës së djathtë, Partia Popullore (OVP), Socialdemokratët (SPO) dhe Neos, prezantuan një program 200-faqesh që fokusohet në ringjalljen e ekonomisë dhe uljen…

Bota

27/02/2025 16:50

Pasi lëvizja e ekstremit të djathtë – FPO, fitoi zgjedhjet parlamentare pesë muaj më parë, partitë qendrore të Austrisë arritën një marrëveshje për të formuar një qeveri të re pa të.

Partitë e qendrës së djathtë, Partia Popullore (OVP), Socialdemokratët (SPO) dhe Neos, prezantuan një program 200-faqesh që fokusohet në ringjalljen e ekonomisë dhe uljen e deficitit buxhetor.

Marrëveshja vjen pas dështimit të përpjekjes së parë për formimin e koalicionit në janar dhe pas bisedimeve të dështuara me FPO, e cila kishte fituar pothuajse 29 për qind të votave.

Qeveria e re do të përqendrohet në rregulla më të rrepta për azilin dhe do të krijojë “qendra kthimi” për kërkuesit e azilit të refuzuar, si dhe do të ndalojë ribashkimin familjar.

Programi gjithashtu parashikon një ndalim kushtetues të shamive dhe mbështetje për një Bashkimin Evropian më të fortë, shkruan The Guardian.

Pas marrëveshjes, liderët e partive do të duhet të miratojnë zyrtarisht marrëveshjen.