PIPS: Vonesa e formimit të Qeverisë së re dhe mungesa e fondeve amerikane mund ta prolongoj strategjinë për energji
Mos-formimi i Qeverisë së Kosovës dhe mungesa e fondeve nga administrata amerikane mund të shkaktojë vonesat e implementimit të strategjisë për energji. Kështu u tha në konferencën për media nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me ç’rast u publikua edhe raporti Raportin e Tretë Monitorues të Implementimit të Strategjisë së Energjisë. Ky raport…

Lajme
Mos-formimi i Qeverisë së Kosovës dhe mungesa e fondeve nga administrata amerikane mund të shkaktojë vonesat e implementimit të strategjisë për energji.
Kështu u tha në konferencën për media nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me ç’rast u publikua edhe raporti Raportin e Tretë Monitorues të Implementimit të Strategjisë së Energjisë.
Ky raport thotë nga 34 masat e nxjerra nga Strategjia e Energjisë së Kosovës për periudhën 2023 dhe 2024 vetëm 4 prej tyre apo 12.5% janë plotësuar plotësisht, ndërsa 23 masa apo 71,88% prej tyre janë plotësuar pjesërisht, dhe 5 apo 15,63% janë të pa plotësuara.
Për këtë periudhë Strategjia e Energjisë përcakton 32 masa, të ndara në tri kategori kryesore: Rritja e fleksibilitetit të sistemit, Modernizimi i rrjetit dhe reduktimi i humbjeve në rrjet, rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë elektrike.
Hulumtuesja në PIPS, Diella Muqolli deklaroi se mos-formimi i qeverisë dhe mungesa e fondeve nga Administrata Evropiane mund të krijojnë vonesa në implementimin e strategjisë për energji.
“Jo-formimi i qeverisë mund të ndikoj akoma më shumë në vonesat e implementimit të kësaj strategjie. Dhe gjithashtu mungesat e fondeve tashmë nga administrata amerikane mund të dërgojnë deri në stagnimin e implementimit të strategjisë“, tha ajo.
Muqolli tha se për 32 masat e nxjerra nga Strategjia e Energjisë së Kosovës janë identifikuar 83 veprimet.
“Në këtë raport janë të përfshira 32 masa për të cilat janë identifikuar 83 veprime, “12.5% të këtyre masave janë plotësuar plotësisht, rreth 72% e masave janë plotësuar pjesërisht dhe rreth 16% e masave mbesin të paplotësuara. Shumë masa nuk janë të përfunduara brenda afateve të parashikuara dhe disa prej tyre kanë pësuar vonesa të konsiderueshme. Kemi parë disa përparime të vogla në avancimin e kuadrit ligjor të ligjit për burime të ripërtritshme të energjisë është miratuar Nga Qeveria dhe Kuvendi, mirëpo aktet nënligjore të këtij ligji akoma janë në proces të draftimit. Disa masa janë marrë edhe në efiçiencën e ndërtesave publike në nivel qendror ku është rritur kursimi i energjisë“, u shpreh ajo.
Raporti i PIPS-it thotë se masat e dala nga kjo strategji janë ndarë në tri kategori: rritja e fleksibilitetit të sistemit, modernizimi i rrjetit dhe reduktimi i humbjeve në rrjet, rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë elektrike.
Sipas hulumtueses së PIPS-it, Diella Muqolli kategoria e parë rritja e fleksibilitetit të sistemit qëndron më së keqi ku asnjë masë nuk është e plotësuar plotësisht.
“Kategoria e parë rritja e fleksibilitetit të sistemit qëndron më së keqi ku asnjë masë nuk është e plotësuar plotësisht rreth 91% e masave të kësaj kategorie janë pjesërisht të plotësuara. Dy kategoritë tjera qëndrojnë pak më mirë, por megjithatë edhe këtu shumica e masave rreth 65% të dy kategorive janë pjesërisht të plotësuara….02’34 Përqindja tregon se masat që janë pjesërisht të plotësuara tregon se ka ngecej të dukshme në implementim. Disa projekte si rinovimi i njësive Kosova A dhe B dhe zhvillimi i (skadave) telekomunikacionit kanë qenë të pranishme kanë pas progresin më të kufizuar. Por, gjithashtu ka pas pengesa edhe në rregullator… Projektet për energjinë diellore dhe erë kanë ngecur për shkak të vonesave të studimet e fizibilitetit”, tha Muqolli.
Raporti Monitorues i Implementimit të Strategjisë së Energjisë thotë se burokracia dhe procedurat e ndërlikuara të prokurimit kanë shtyrë afatet e zbatimit të projekteve, derisa mungesa e financimeve të shpejta nga burime të jashtme dhe vonesat në miratimin e fondeve si dhe koordinimi i dobët ndërinstitucional, kanë shkaktuar vonesa në miratimin e dokumenteve dhe zbatimin e projekteve konkrete.