Dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndalohen për 48 orë Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas intervistimit nga Hetimi i Krimeve Ekonomike, janë ndaluar për 48 orë Kryeinspektori i jashtëligjshëm Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku u.d Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve  Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës. Sipas Prokurorisë, Hekuran Nikçi dyshohet se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës…

Lajme

27/02/2025 15:37

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas intervistimit nga Hetimi i Krimeve Ekonomike, janë ndaluar për 48 orë Kryeinspektori i jashtëligjshëm Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku u.d Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve  Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës.

Sipas Prokurorisë, Hekuran Nikçi dyshohet se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa Naim Shalaku dyshohet se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

“Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë masën për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/

Komunikata e plotë e Prokurorisë pa ndërhyrje: 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, e njofton opinionin publik, se sot, me datë 27.02.2025, nga Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare – Njësia kundër Pastrimit të Parave në kuadër Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, janë intervistuar të dyshuarit H.K, Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës në Republikën e Kosovës dhe N.Sh, U.D Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e

Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, të cilët me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari H. N., i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari N. Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë masën për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.