Zarfi i zi afron Gjestin dhe Eglin qëndrojnë bashkë në një krevat

Mbrëmë në mbrëmje në shtëpinë më të famshme në vend ka arritur një zarf i zi. Zarf ky i ardhur për banorin Besart Kelmendi apo i njohur ndryshe me nofkën “Gjesti”. Krejt kjo erdhi pasi ai rreth orës 20:00, të mbrëmjes ka tentuar të arratiset nga shtëpia e BBVA. Ai ishte rikthyer menjëherë brenda por…

ShowBiz

27/02/2025 15:24

Mbrëmë në mbrëmje në shtëpinë më të famshme në vend ka arritur një zarf i zi.

Zarf ky i ardhur për banorin Besart Kelmendi apo i njohur ndryshe me nofkën “Gjesti”.

Krejt kjo erdhi pasi ai rreth orës 20:00, të mbrëmjes ka tentuar të arratiset nga shtëpia e BBVA.

Ai ishte rikthyer menjëherë brenda por që ishte shkaktuar një “katrahurë” e vërtetë pasi banorët u ndaluan të flasin gjatë kohës sa nuk ishte ai.

Madje në një moment teksa banori Tiri Gjoci po tregonte se Gjesti është arratisur, produksioni vendos muzikë me volum të lartë për të mos u dëgjuar, shkruan lajmi.net.

Derisa Laerti i thotë se ju është kërkuar nga “Vëllai i madh” të kontrollojnë mikrofonat.

Menjëherë pas kthimit të Gjestit ka mbërritur zarfi i zi ku u lexua nga Kelly, pritet të shihet në prim-en e së shtunës se çfarë vendimi do të marrë produksioni i BBVA për Gjestin, derisa ky i fundit mori fjalën duke thënë se kishte një ngarkesë të madhe dhe presion nga dy persona gjë që bëri që të vepronte në atë mënyrë.

Ajo se çfarë ka bërë ky zarf duket se ka afruar pak më afër Gjestin dhe Eglin, kjo pasi sot në dhomën e gjumit dy banorët janë parë të shtrirë pranë njëri tjetrit e të përqafuar.

“A do të të kafshoj”, është pyetja të cilën ja bënë Egli, Gjestit, derisa Gjesti është i shtrirë në krevat.

Duket se raporti i tyre vijon të përmirësohet, kjo pasi dy banorët në prim-en e kaluar patën një përplasje rreth pëlqimit. /Lajmi.net/