Ndalohet një kontrabandë me mallra nga RMV, të dyshuarit sulmuan Policinë dhe doganierët me veturë – Arrestohen personat e dyshuar
Polica e Kosovës bashkë me zyrtarët e Doganës së Kosovës, kanë ndaluar një kontrabandë me mallra që po hynte nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Siç njofton Policia, automjeti i dyshuar Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, po transportonte mallra të një poste të shpejtë, qe dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë…

Lajme
Polica e Kosovës bashkë me zyrtarët e Doganës së Kosovës, kanë ndaluar një kontrabandë me mallra që po hynte nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Siç njofton Policia, automjeti i dyshuar Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, po transportonte mallra të një poste të shpejtë, qe dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.
Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare, shkruan lajmi.net.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
“Njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës. Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me institucionet e drejtësisë. Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe kontrabandës, duke siguruar rend dhe ligj në të gjitha zonat kufitare të vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë në Facebook: