Kryeinspektori i jashtëligjshëm i Punës, Hekuran Nikçi po intervistohet nga Krimet Ekonomike, raportohet se aty është edhe Shalaku
Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi i doli telashe me ligjin. Nikçi i cili ishte emëruar në këtë pozitë kundërligjshëm me vendim të kryeministrit Albin Kurti është shoqëruar sot nga hetuesit policor të Krimeve Ekonomike. Sipas informacioneve të deritanishme Nikçi po vazhdon të intervistohet nga hetuesit policor. Sipas Nacionales, përpos Nikçit në intervistim i…

Lajme
Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi i doli telashe me ligjin.
Nikçi i cili ishte emëruar në këtë pozitë kundërligjshëm me vendim të kryeministrit Albin Kurti është shoqëruar sot nga hetuesit policor të Krimeve Ekonomike.
Sipas informacioneve të deritanishme Nikçi po vazhdon të intervistohet nga hetuesit policor.
Sipas Nacionales, përpos Nikçit në intervistim i shoqëruar nga zyrtarët policorë në stacion tashmë është edhe Naim Shalaku, i njohur si zyrtar i të hyrave dhe zotimeve në Inspektoratin e Punës- i cili ishte emëruar nga Nikçi si ushtrues detyre Menaxher i Burimeve Njerëzore në Inspektoratin e Punës.
Edhe ky emërim po ashtu nga Nikçi ishte i kundërligjshëm.
Shalaku po ashtu është edhe kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Dardhishtë. Kjo madje është dëshmuar edhe në disa postime të mëhershme në rrjetet sociale,.
Hekuran Nikci kishte refuzuar të lirojë zyrën e tij edhe pse vendimi i kundërligjshëm i emërimit të Nikçit nga Kurti ishte vërtetuar edhe nga Gjykata Themelore , ajo e Apelit dhe Gjykata Supreme.
Në lidhje me intervistim e sotëm lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga organet kompetente, por të njëjtit nuk janë deklaruar./Lajmi.net/