Pas shtatë muajsh bllokadë, votohet buxheti në Komunën e Gjilanit
Pas shtatë muajsh bllokadë, sot është votuar buxheti në Komunën e Gjilanit. Projektbuxheti u votua pas debateve të ashpra mes pozitës dhe opozitës, ku në fund u inkorporuan edhe ndryshimet-propozimet nga këshilltarët komunalë. Votimi i projektbuxhetit në fund u përcoll me duartrokitje, pasi në rast se do të dështonte që i njëjti të miratohej deri…

Lajme
Pas shtatë muajsh bllokadë, sot është votuar buxheti në Komunën e Gjilanit.
Projektbuxheti u votua pas debateve të ashpra mes pozitës dhe opozitës, ku në fund u inkorporuan edhe ndryshimet-propozimet nga këshilltarët komunalë.
Votimi i projektbuxhetit në fund u përcoll me duartrokitje, pasi në rast se do të dështonte që i njëjti të miratohej deri nesër, komuna e Gjilanit do të rrezikonte të shkonte në zgjedhje për asamble komunale.
I pari i Ldk-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë para dy ditëve se LDK do të dal jashtë politikës dhe do ta votoj buxhetin për punëtorët e administratës, ata të shëndetësisë e mësimdhënësit.