Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit të Komunës së Parteshit, ia vulosi certifikatën e të qenit e gjallë një gruaje të vdekur

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ndaluar të pandehurin S.S. dhe ndaj tij ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020,…

Lajme

27/02/2025 11:48

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ndaluar të pandehurin S.S. dhe ndaj tij ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 Fr.Zvicerane.

Ndërkaq i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Njoftimi i plotë: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin S.S. dhe ndaj tij ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 Fr.Zvicerane.

I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. /Lajmi.net/