Profesorin “parisien” e përkrahin votuesit në Paris, i merr 54 vota

Kandidati për deputet nga Partia Guxo , Nezir Kraki i njohur ndryshe edhe si profesori “parisien” ka fituar votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ai përveç se në Kosovë ku ka marrë 24 mijë e 440, përkrahje ka marrë edhe në votimin në përfaqësi diplomatike. Vetëm aty ku ai…

Lajme

27/02/2025 11:35

Kandidati për deputet nga Partia Guxo , Nezir Kraki i njohur ndryshe edhe si profesori “parisien” ka fituar votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ai përveç se në Kosovë ku ka marrë 24 mijë e 440, përkrahje ka marrë edhe në votimin në përfaqësi diplomatike.

Vetëm aty ku ai ligjëron, në Paris ka arritur të mbledh 57 vota nga 182 vota sa i ka marrë gjithsej Lëvizja Vetëvendosje me koalicionin me Partinë Guxo dhe Alternativën.

Krakin e prezantoi kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla si Profesori i shkencave politike në Universitetin e Parisit.

“Nezir Kraki është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Paris, njohës i shkëlqyer i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, me një vizion të qartë për integrimin evropian të Kosovës. Përmes analizave të tij të mprehta, shkrimeve dhe paraqitjeve frymëzuese në mediat e mjediset akademike ndërkombëtare, ai është kthyer në një zë të fuqishëm të promovimit dhe ngritjes së imazhit pozitiv të shqiptarëve në botë” – ka shkruar Gërvalla kur u bë publik kandidimi i tij për deputet. /Lajmi.net/