Fero po shijon ditët e para të martesës, ndan fotografi me gruan e tij të dytë
Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero, i dha fund beqarisë vetëm para pak ditësh, duke publikuar një fotografi përmes secilës e konfirmonte këtë. Lajmi mori dhenë, të gjithë duke spekuluar se kush ishte vajza misterioze e cila i mori zemrën, duke qenë se ai kishte publikuar vetëm një fotografi ku nuk i zbuloi portretin.…

ShowBiz
Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero, i dha fund beqarisë vetëm para pak ditësh, duke publikuar një fotografi përmes secilës e konfirmonte këtë.
Lajmi mori dhenë, të gjithë duke spekuluar se kush ishte vajza misterioze e cila i mori zemrën, duke qenë se ai kishte publikuar vetëm një fotografi ku nuk i zbuloi portretin.
Fero tani ka ndarë një video në llogarinë e tij në Instagram, duke kaluar çastet më të ëmbla me tashmë bashkëshorten e tij.
Ajo po i dhuronte atij një puthje, derisa Fero ishte kthyer në anën tjetër.
Kjo është edhe hera e parë që ai zbulon publikisht portretin e gruas së tij, pas spekulimeve të shumta për identitetin e saj.
Vajza e cila i mori zemrën a tij është me profesion modele, sidoqoftë detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
Fero ka qenë tejet i komentuar për faktin se ai ka qenë i martuar më parë me modelen Arbenita Ismajli, ndarja e të cilëve ishte diskutuar shumë.