10 më të votuarit e VV-së në diasporë-Dallim jo shumë i madh i votave në mes Kurtit e Konjufcës, Gërvalla as në 5

Është duke vazhduar numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike në kuadër të subjekteve politike. Nga të dhënat e deritanishme të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së del se Lëvizja Vetëvendosje po prin sa i përket përqindjes së votave. Deri më tani janë numëruara 44.19% të votave e ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë 81.89%. E në…

Lajme

27/02/2025 10:01

Është duke vazhduar numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike në kuadër të subjekteve politike.

Nga të dhënat e deritanishme të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së del se Lëvizja Vetëvendosje po prin sa i përket përqindjes së votave.

Deri më tani janë numëruara 44.19% të votave e ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë 81.89%.

E në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje këta janë 10 kandidatët me më së shumti vota deri tani jashtë Kosovës:

Albin Kurt mori 2 mijë e 886 vota, Glauk Konjufca mori 2 mijë e 510 vota, Hekuran Murati mori 1 mijë e 544 vota.

I katërti me radhë është Xhelal Svecla me 1 mijë e 503 vota, kurse Albulena Haxhiu ka 1 mijë e 489 vota.

Pas tyre renditet Donika Gërvalla-Schwarz e cila edhe vetë votoi në përfaqësi diplomatike. Ajo mori 1 mijë e 472 vota.

Pas saj është Faton Peci me 1 mijë e 446 vota, Mimoza Kusari-Lila me 1114 vota dhe Avni Dehari me 957 vota./Lajmi.net/