Policia po heton tri raste të vdekjes në rajonin e Prishtinës

Tre vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëshit të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës. Siç njofton Policia, në QKMF në Bresje të Fushë Kosovës një burrë është dërguar pa shenja jete nga familjarët. Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion. “Bresje –Fushë Kosovë/ 26.02.2025 – 11:32. Në QKMF Bresje…

Lajme

27/02/2025 09:40

Tre vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëshit të fundit vetëm në rajonin e Prishtinës.

Siç njofton Policia, në QKMF në Bresje të Fushë Kosovës një burrë është dërguar pa shenja jete nga familjarët. Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Bresje –Fushë Kosovë/ 26.02.2025 – 11:32. Në QKMF Bresje është sjellur pa shenja jete nga familjarët viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një burrë është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të fjetjes. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Bardhosh, Prishtinë / 26.02.2026 – 15:27. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të fjetjes. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Një grua nga fshati Obrançë e Podujevës pasi është sulmuar nga qentë endacak, është dërguar në QKMF për të marr tretman mjekësor. Nga aty, ajo është nisur për në QKUK, ndërsa rrugës i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Obrançë, Podujevë / 26.02.2025 – 14:00. Nga QKMF është raportuar se viktima femër kosovare është duke marr tretman mjekësor pasi që dyshohet se është sulmuar nga qenët endacak, dhe të njëjtës i është keqësuar gjendja dhe rrugës për në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.