Vdekja e 76-vjeçares në Podujevë, Bajrami kërkon nga Qeveria të zgjidh problemin e qenve endacakë
Një grua sot në Podujevë ka vdekur nga sulmi në zemër që kishte pësuar pasi e kishin ndjekur disa qen endacakë. E shqetësuar për këtë ngjarje është shprehur kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Barjamit. Ajo ka thënë se është turp për të gjitha institucionet që nuk kanë marrë veprimet e duhura dhe…

Lajme
Një grua sot në Podujevë ka vdekur nga sulmi në zemër që kishte pësuar pasi e kishin ndjekur disa qen endacakë.
E shqetësuar për këtë ngjarje është shprehur kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Barjamit.
Ajo ka thënë se është turp për të gjitha institucionet që nuk kanë marrë veprimet e duhura dhe çështja e qenëve endacakë të zgjidhet.
“Është turp për të gjithë ne, për të gjitha institucionet; është paaftësi që 26 vjet pas lufte të na vdesin qytetarët nga qentë endacakë.
Është koha e fundit për të vepruar, për të ndërmarrë masa. Lini strategjitë, lini tenderët, sepse deri më tani të gjitha përpjekjet e fragmentuara nëpër komuna kanë dështuar.
Kryeministri në detyrë duhet të ftojë urgjentisht në takim Asociacionin e Komunave, Qeveria në detyrë duhet të ndajë fonde, të caktojë detyra dhe përgjegjësi për institucionet përkatëse, të caktoj afate kohore që trajtimi i qenve endacakë të fillojë mënjëherë, në nivel vendi”, shkroi ajo.
Bajrami thotë se ky problem nuk ka kohë të pres, sepse duhet trajtuar me urgjencë.
“Tragjeditë si kjo e sotmja nuk duhet të kalojnë pa reagim institucional, dhe nuk po flas për deklarata me shkrim, por për veprime konkrete. Në fund të fundit, çfarë na duhen institucionet nëse nuk mund të ofrojnë siguri për qytetarët jashtë oborrit të tyre?
Ngushëllime familjes nga Podujeva!”, shkroi ajo në Facebook.