Kuptoi se siguroi votat për deputet, Nezir Kraki uron për 17 shkurtin: Prita dy ditë me pasë ma shumë arsye me t’uru

Kandidati për deputet nga radhët e LVV, Nezir Kraki ka uruar pak me ‘vonesë’ festën e Pavarësisë së Kosovës. Pasi janë bërë të ditura votat e grumbulluara për kanidatët për deputetë pas numërimit të rreth 80% të votave, Nezir Kraki ka marrë 17868 vota gjë që pritet t’ia sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës,…

Lajme

19/02/2025 10:46

Kandidati për deputet nga radhët e LVV, Nezir Kraki ka uruar pak me ‘vonesë’ festën e Pavarësisë së Kosovës.

Pasi janë bërë të ditura votat e grumbulluara për kanidatët për deputetë pas numërimit të rreth 80% të votave, Nezir Kraki ka marrë 17868 vota gjë që pritet t’ia sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Kraki përmes një postimi në Facebook ka thënë se puna e tij për Kosovën tashmë nuk do të ndalet dhe do jetë më konkrete.

“Kosovë e dashun, Prita dy ditë me pasë ma shumë arsye me t’uru. Tash e tutje puna për ty do jetë edhe ma e madhe, edhe ma konkrete. Puna s’do ndalet derisa të jesh si Evropa dhe n’Evropë. Natë e ditë pa u ndal. Se e ke meritu. E kemi meritu si popull. Si popull vuajtem shumë me t’pasë shtet një ditë, me t’pasë t’lirë.URIME 17 vjetori Kosova jonë!”, ka shkruar ai.