Lumbardh Salihu nuk e fiton garën për deputet por mbledh mbi 4 mijë vota
Kur partitë politike i bënë publike listat e tyre me kandidatët për deputetë, ishin disa emra të rinj e të fushave shumë jashtë politikës që morën vëmendje. Një ndër ta ishte edhe Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 i cili u bë pjesë e listës për deputetë nga LDK, shkruan lajmi.net. Ndonëse…

Lajme
Kur partitë politike i bënë publike listat e tyre me kandidatët për deputetë, ishin disa emra të rinj e të fushave shumë jashtë politikës që morën vëmendje.
Një ndër ta ishte edhe Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 i cili u bë pjesë e listës për deputetë nga LDK, shkruan lajmi.net.
Ndonëse partia ia dha mundësinë, Lumbardhi nuk arriti të fitoj ulësen e deputetit me votat që mblodhi në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai i cili barte numrin 77 në listën e LDK-së, arriti të mbledh vetëm 4 mijë e 923 vota.
Me këto vota, del se qytetarët e Kosovës e votuesit e LDK-së nuk e kanë parë të denjë që ti përfaqësoj në Kuvend.
Lumbardhi në publik njihet vetëm për pjesëmarrjen e tij në reality show Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe fliste shumë shpesh për presidentin historik Ibrahim Rugova. Por, Lumbardhi deri kur kandidoi për deputet nuk ishte përfshirë asnjëherë në politikë.
LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti ka mbledhur gjithsej 147827 vota apo 17.67 % të votave duke dal kështu e treta me radhë pas LVV-së dhe PDK-së. /Lajmi.net/