Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë
Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar mesazh urimi nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net. Në mesazhin e saj, Presidentja…

Lajme
Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar mesazh urimi nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Në mesazhin e saj, Presidentja Pirc Musar ka shprehur urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për ta
mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për përparim dhe zhvillim të gjithanshëm.
Presidentja Pirc Musar ka nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin e të gjithë rajonit dhe ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni dhe nismave të tjera ndërkombëtare./Lajmi.net/