Ndalet numërimi i votave në të gjitha QKN-të, shkak 17 Shkurti

17-vjetori i Pavarësisë e gjeti Kosovën pa një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Një javë nga mbyllja e vendvotimeve, votuesit ende nuk e dinë se kush do i përfaqësojë në Kuvend e Qeveri për 4 vitet e ardhshme. E këtë lajm për një ditë do ua vonojë edhe Festa e Pavarësisë, e…

Lajme

17/02/2025 21:35

17-vjetori i Pavarësisë e gjeti Kosovën pa një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

Një javë nga mbyllja e vendvotimeve, votuesit ende nuk e dinë se kush do i përfaqësojë në Kuvend e Qeveri për 4 vitet e ardhshme.

E këtë lajm për një ditë do ua vonojë edhe Festa e Pavarësisë, e cila u bë shkak që sot të ndalet numërimi i votave në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.

Në qendrën më të madhe të numërimit të votave në Kosovë, e cila ndodhet në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, sot ishin vetëm zyrtarët policorë të cilët po kujdesen për sigurinë e objektit, aty ku ndodhen kutitë me vota.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i votave do të vazhdojë nesër në 19 qendra të numërimit, derisa në 19 komuna veçse ka përfunduar.