Bislimi udhëtoi për në Poloni, merr pjesë në diskutimet e “Takimeve Informale të Ministrave për Çështje të Bashkimit Evropian”

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Poloni, ku do të marrë pjesë bashkë me homologë në takimet dhe diskutimet të organizuara në kuadër të “Takimeve Informale të Ministrave për Çështje të Bashkimit Evropian”. Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit. “Në…

Lajme

17/02/2025 11:32

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Poloni, ku do të marrë pjesë bashkë me homologë në takimet dhe diskutimet të organizuara në kuadër të “Takimeve Informale të Ministrave për Çështje të Bashkimit Evropian”.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

“Në margjina të kësaj ngjarjeje dy ditore të organizuar nga Presidenca polake e Këshillit të BE-së, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete aleate, mike e partnere”, ceket në njoftim.