Kryetari i KQZ-së: Procesi i numërimit pritet të zgjasë deri në 2 javë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur sot një mbledhje. Përgjatë kësaj mbledhje janë dhënë detaje në lidhje me procesin e numërimit të votave. Ndër të tjerash u njoftua se janë anuluar mbi 500 zarfe të votave nga Diaspora. E kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi deklaroi se procesi i numërimit të votave do të zgjasë…

Lajme

13/02/2025 15:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur sot një mbledhje.

Përgjatë kësaj mbledhje janë dhënë detaje në lidhje me procesin e numërimit të votave.

Ndër të tjerash u njoftua se janë anuluar mbi 500 zarfe të votave nga Diaspora.

E kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi deklaroi se procesi i numërimit të votave do të zgjasë 10 ditë deri në dy javë.

“Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe me pa edhe atje se si po shkon procesi, atëherë nuk e kemi bërë një vlerësim se sa do të zgjasë procesi i numërimit, por e përafërt do të jetë 10 ditë deri në 2 javë”, tha ai.

Ende nga KQZ s’është publikuar rezultati 100% i votave për subjektet politike derisa pa numëruar janë ato me kusht dhe nga diaspora.

Nga dje ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet në disa komuna, e në disa qendra s’ka filluar ende./Lajmi.net/