A po dështon Komuna e Prishtinës në menaxhimin e situatës me mbeturinat? – Çdo javë shpallin gjendje të jashtëzakonshme
Komuna e Prishtinës, për sfidën me mbeturina në kryeqytet, fajin po vazhdon t’ia lë kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, teksa shpallin gjendje emergjente. Në konferencën e mbajtur për media, drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci tha se 2 mijë e 500 kontejnerët e rinj dhe gjashtë kamionët e rinj të cilët i ka dhënë komuna…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/96121739437045.jpg)
Lajme
Komuna e Prishtinës, për sfidën me mbeturina në kryeqytet, fajin po vazhdon t’ia lë kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, teksa shpallin gjendje emergjente.
Në konferencën e mbajtur për media, drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci tha se 2 mijë e 500 kontejnerët e rinj dhe gjashtë kamionët e rinj të cilët i ka dhënë komuna kësaj kompanie, iu është kërkuar që të shpërndahen në kryeqytet.
Sipas tij, kontejnerët e kamionët po vazhdojnë të të mos shpërndahen.
E kjo “mos-përgjegjësi” nga Pastrimi, Brestovci tha se mund të jetë edhe politike.
Ai, kërkon që të merren masa ndaj këtij problemi.
Ndërsa, drejtori i Sigurisë dhe Emergjencës, Lulzim Fushtica ka shtuar se që nga shpallja e gjendjes emergjente, pas inspektimit si rezultat ka pasur rritje të rrezikut të zjarrit, rrezikim i shëndetit të qytetarëve, shtim i qenve endacak dhe shpërndarje të sëmundjeve.
Gjendje emergjente nga Komuna e Prishtinës ishte shpallur edhe javën e kaluar derisa qytetarët paguajnë faturat në komunë siç iu bë thirrja, kurse nga “Pastrimi” thonë se faturat duhet paguar tek këta të fundit.
Duket sikur komuna ka dështuar në menaxhimin e kësaj situate krejtësisht./Lajmi.net/