Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brien, bashkë me Grenellin ishin marrë me Kosovën e Serbinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot ka zgjedhur Robert O’Brien si pjesë të Bordit Këshillues për Inteligjencë të Presidentit. Ky Bord do të këshillojnë Presidentin Trump mbi sfidat më të rëndësishme të sigurisë të SHBA-së dhe do të sigurojnë që Komuniteti i Inteligjencës po punon për të çuar përpara axhendën e Presidentit amerikan. “Të emëruarit…

Lajme

12/02/2025 17:12

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot ka zgjedhur Robert O’Brien si pjesë të Bordit Këshillues për Inteligjencë të Presidentit.

Ky Bord do të këshillojnë Presidentin Trump mbi sfidat më të rëndësishme të sigurisë të SHBA-së dhe do të sigurojnë që Komuniteti i Inteligjencës po punon për të çuar përpara axhendën e Presidentit amerikan.

“Të emëruarit nga PIAB nga Presidenti përfaqësojnë një gamë të gjerë eksperience dhe intelekti që do të ndihmojë në rivendosjen e integritetit në Komunitetin tonë të Inteligjencës” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së bardhë.

O’Brien ka shkruar se është i nderuar që të ketë mundësinë për t’i shërbyer presidentit Trump dhe kombit amerikan përsëri.

O’Brien gjatë mandatit të parë të Trump kishte qenë Këshilltar për Siguri Kombëtare i Trumpit dhe bashkë me Richard Grenell ishin marrë edhe me procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe Marrëveshjen e Washingtonit.