Vrasja në Skënderaj, identifikohen dy të dyshuar që gjenden në arrati
Një 42 vjeçar është vrarë sot në një kafene në Skënderaj, e që sipas Policisë ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se janë identifikuar dy personat e dyshuar për këtë rast, dhe të njëjtit janë në arrati. “Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/3e666ce4-9faf-4f9e-879f-5118e13ca67c-800x600-1.jpg)
Lajme
Një 42 vjeçar është vrarë sot në një kafene në Skënderaj, e që sipas Policisë ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se janë identifikuar dy personat e dyshuar për këtë rast, dhe të njëjtit janë në arrati.
“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Preteni shtoi se prokuroria në koordinim me policinë janë duke punuar që të dyshuarit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë, si dhe rasti të zbulohet në tërësi.