U përfshi në së paku dy vjedhje vetëm gjatë muajit shkurt, arrestohet i dyshuari në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari D.M, 32 vjeçar në Gjilan. Sipas Policisë, i njëjti ishte përfshirë në së paku dy raste të vjedhjeve gjatë muajit shkurt, shkruan lajmi.net. “Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari D.M, 32 vjeçar në Gjilan.
Sipas Policisë, i njëjti ishte përfshirë në së paku dy raste të vjedhjeve gjatë muajit shkurt, shkruan lajmi.net.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025. Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në Gjykatë. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Policisë: