Vendosen disa pamflete që ndërlidhen me zgjedhjet në Prishtinë, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje

Dy persona janë arrestuar pasi që kanë vendosur disa pamflete që ndërlidhen me zgjedhjet në kryeqytet. Rasti sipas Policisë së Kosovës, është cilësuar si “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”, shkruan lajmi.net. Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Prishtinë 09.02.2025-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë vendosur disa…

Lajme

10/02/2025 10:15

Dy persona janë arrestuar pasi që kanë vendosur disa pamflete që ndërlidhen me zgjedhjet në kryeqytet.

Rasti sipas Policisë së Kosovës, është cilësuar si “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”, shkruan lajmi.net.

Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.02.2025-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë vendosur disa pamflet që ndërlidhen me zgjedhjet. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/