Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje në fshatin Pleshinë e ulët
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.L., nga fshati Pleshinë e Ulët-Komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Sipas Prokurorisë,…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/11/Prokuroria.jpg)
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.L., nga fshati Pleshinë e Ulët-Komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23.01.2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajy, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V., dhe i njëjti më pas e gropos viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse më datë 05.02.2025 nga disa persona të fshatit Manastirc gjendet trupi i pajetë i viktimës B.V. me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së”,thuhet në njoftimin për media.
I pandehuri F.L., që nga data 5 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur./Lajmi.net/