Hykmete Bajrami me akuza ndaj Hekuran Muratit: 654 milionë euro investime kapitale, nuk arrin t’i numërojë as katër projekte

Kandidatja e LDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, ka hedhur akuza në drejtim të ministrit të Financave, Hekuran Murati. Bajrami përmes një postimi në Facebook komentoi deklaratat televizive të Hekuran Muratit, transmeton lajmi.net. Bajrami duke komentuar deklaratat e Muratit për kontrabandë, thotë se ky është krim që dënohet me ligj dhe se nëse Murati…

Lajme

29/01/2025 09:57

Kandidatja e LDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, ka hedhur akuza në drejtim të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Bajrami përmes një postimi në Facebook komentoi deklaratat televizive të Hekuran Muratit, transmeton lajmi.net.

Bajrami duke komentuar deklaratat e Muratit për kontrabandë, thotë se ky është krim që dënohet me ligj dhe se nëse Murati e di se sa është vlera e kontrabandës dhe po e fsheh atë ai duhet të hetohet nga Prokuroria.

“Kontrabanda e supozuar – Një teori qesharake.Ministri pretendon se e di sa ka qënë kontrabanda në vitet e kaluara dhe se ai mund të masë atë përmes një indikatori të “importit potencial”, duke supozuar se importet duhet të jenë 61% e bruto prodhimit vendor. Një qasje e tillë është qesharake dhe e pabazuar shkenctarisht.

Por problemi kryesor është ky: kontrabanda është krim dhe dënohet me ligj.Nëse ministri e di sa është vlera e kontrabandës dhe kush e kryen atë, por nuk e raporton në Prokurori, atëherë ai po fsheh një krim. Prokuroria duhet ta thërrasë menjëherë Hekuranin dhe të hetojë atë edhe ata që ai i akuzon për kontrabandë”, shkruan Bajrami.

Tutje, Bajrami hodhi akuza lidhur me investimet kapitale të Qeverisë Kurti.

Ajo thotë se Murati nuk arriti të numërojë as katër projekte të realizuara me 654 milionë euro investime kapitale.

“Në një tjetër video, Murati nuk arriti dot të numërojë as katër projekte të realizuara me 654 milionë euro të investimeve kapitale. Si mund të mburresh për një shumë kaq të madhe të buxhetit të shpenzuar, por të mos jesh në gjendje të numërosh as katër projekte konkrete?”, shkruhet në postimin e Bajramit./Lajmi.net/

Ja postimi i plotë: