“Deklarata e Konjufcës e papjekur politikisht”, Lutfi Bilalli – Reagimi i Grenellit ka sens: Ku ishit gjatë katër viteve?
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione të Posaçme, Richard Grenell ditët e para në detyrën e re që mori në kuadër të administratës Trump, i nisi me kritika ndaj Kosovës, më saktësisht ndaj zyrtarëve shtetëror. Grenell përmes platformës “X” kritikoi deklaratën e të parit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili…
Lajme
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione të Posaçme, Richard Grenell ditët e para në detyrën e re që mori në kuadër të administratës Trump, i nisi me kritika ndaj Kosovës, më saktësisht ndaj zyrtarëve shtetëror.
Grenell përmes platformës “X” kritikoi deklaratën e të parit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili kishte thënë se Administrata Biden e la në pozitë të pafavorshme Kosovën në raport me Serbinë, transmeton lajmi.net.
Grenell iu përgjigj atij duke i thënë se gjatë katër viteve të presidentit, Biden Kosova kishte komplimentuar atë dhe se tani nuk është koha për ankesa.
“Këta shpenzuan katër vite duke komplimentuar Joe Biden-in dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?”.
Lidhur me këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli i cili tha se deklarata e Konjufcës ishte e papjekur politikisht.
“Mendoj se deklarata e Glauk Konjufcës, duke hedhur kritika për Administratën e Obamës dhe të Bidenit, është jo vetëm e papjekur politikisht, por edhe një formë e ligë që, dy orë para largimit të Bidenit, një politikan dhe kryeparlamentar i një shteti të vogël hedh akuza se, gjoja, presidenca e presidentit Obama dhe Biden “e lanë Kosovën në pozitë të disfavorshme në raport me Serbinë. Është e vërtetë dhe e pakontestueshme se Kurti, Konjufca dhe LVV, trumbetonin si përkrahës të Kamala Harris (kandidatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 5 nëntorit të vitit 2024 në SHBA). Në primaren e konventës së Demokratëve në korrik të vitit 2024, ishte në sallën e demokratëve edhe kryeministri Albin Kurti. Po ashtu, Kurti dhe partia e tij ishin pro fitores së demokratëve në raport me Trumpin. Por çfarë tregon deklarata e Konjufcës në raport me politikat e administratës amerikane ndaj Kosovës?.Mosnjohje dhe dilitantizëm rreth politikës së jashtme dhe gjeopolitikës”, deklaroi ai.
Po ashtu Bilalli ka theksuar se ka frikë nga ndëshkimi i administratës së re amerikane në raport me strukturat dhe figurat e së majtës.
“Administrata amerikane (qoftë republikan apo demokrat) nuk ndryshon qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës; përkundrazi, SHBA-ja është garantuese e shtetit tonë.Amerikanët mund të kenë qasje jo bashkëpunuese me figura qeveritare, por asesi me interesat e popullit dhe shtetit të Kosovës.Është e vërtetë dhe e madhe se Konjufca dhe lideri i partisë së tij gjatë katër viteve të administratës Biden kishin respekt dhe simpati për demokratët e Bidenit dhe ishin anti-Trump! Sidoqoftë, deklaratat e tilla dhe vargjeshja e Konjufcës ndaj pushtetit të ri në SHBA nuk e ndihmojnë atë në karrierën e tij “ambicioze” politike; përkundrazi, e dëmtojnë interesat e Kosovës. Prandaj, reagimi i Grenellit ka sens dhe logjikë: “Ku ishit gjatë katër viteve?”,theksoi ai.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje njihet për qasjen e ashpër dhe kritikuese edhe ndaj emisarit Richard Grenell.
Në fakt, Vetëvendosje ishin thuajse partia e vetme që s’u konvenoi asnjëherë emërimi i Grenell.
Zyrtarë të lartë të kësaj partie kishin vendosur që edhe publikisht ta kritikonin e ofendonin atë, e në mesin e tyre ishin vetë Albin Kurti, ministrja Donika Gërvalla e zyrtarë të ndryshëm të partisë.
Kurti, madje kishte përmendur edhe ‘’thikat’’ pasi që sipas tij, ato ishin bërë gati për ta ‘’prerë’’ hartën e Kosovës.
“Marrëveshja është e gatshme ku këta me thika mbi hartën e Kosovës kanë qëndruar për dy vjet e tash mua duan të më ftojnë t’i bashkohem tavolinës për kërcitjen e tapës së shampanjës, unë nuk e bëj këtë“, kishte thënë Kurti në një emision televiziv.
Derisa Kurti e kishte quajtur ish-emisarin Richard Grenell si emisar që po mbante anën e Serbisë, zëvendësja e tij, Donika Gërvalla, ishte edhe më ashpër sa për Trump sa për Grenellin, duke thënë se këta të dy asnjëherë nuk janë interesuar për fatin e Kosovës.
E deklaratat e tilla po konsiderohen te papjekura e të panevojshme edhe nga deputetët e Listës Guxo, por edhe të “Vetëvendosjes”.
E pas fitores së zgjedhjeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar presidentin e ri të SHBA, Donald Trump për fitoren.
“Urime President Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkruan Kurti./Lajmi.net/
They spent the last 4 years complimenting Joe Biden and attending his conventions and parties.
Why didn’t they ever complain before? https://t.co/Ca6XhODOYY
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 22, 2025