Vetëvendosje në Klinë në “hall” me ish-presidentin, ripostohen fotografitë e kandidates duke u fshirë portreti i Thaçit
Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Teuta Mulaj ishte në takim me banorët e Zllakuqanit të Klinës. Si fillim në disa fotografi të publikuara nga VV-ja në Klinë shihet se në murin prapa ishte e vendosur fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi. Por si për çudi më pas fotografitë janë…
Lajme
Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Teuta Mulaj ishte në takim me banorët e Zllakuqanit të Klinës.
Si fillim në disa fotografi të publikuara nga VV-ja në Klinë shihet se në murin prapa ishte e vendosur fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Por si për çudi më pas fotografitë janë ri-postuar, të prera në mënyrë që të mos shihet ish-presidenti Thaçi.
“Sot, kandidatja jonë për deputete takoi banorët e Zllakuqanit, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke diskutuar për nevojat e komunitetit. Ajo siguroi qytetarët për përkushtimin e saj në përfaqësimin e zërit të tyre në Kuvend”, shkruhet në postimin në Facebook nga Lëvizja Vetëvendosje – Klinë.
Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen me 9 shkurt, teksa ish-liderët e institucioneve të Kosovës si si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi vazhdojnë të përballen me drejtësinë në Hagë./Lajmi.net/