Situata me qentë endacakë po kthehet në rrezik te studentët në Prishtinë: QS i drejtohet Komunës për zgjedhjen e problemit

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët e Prishtinës. Një problem të tillë e kanë edhe studentët të cilët i janë drejtuar Komunës së Prishtinës për të shprehur shqetësimin e tyre për rrezikun nga qentë endacakë në konvikte. “Problemi me qentë endacakë është bërë shqetësuese dhe shumë e rrezikshme për studentët banues në konvikte,…

Lajme

17/01/2025 14:28

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët e Prishtinës.

Një problem të tillë e kanë edhe studentët të cilët i janë drejtuar Komunës së Prishtinës për të shprehur shqetësimin e tyre për rrezikun nga qentë endacakë në konvikte.

“Problemi me qentë endacakë është bërë shqetësuese dhe shumë e rrezikshme për studentët banues në konvikte, punëtorët dhe qytetarët kalimtar të rastit, të cilët shfrytëzojnë për lëvizje, hapësirat e Qendrës së Studentëve”, thuhet në reagim.

Qendra thekson se “Sulmet nga qentë endacakë për studentët, çdo ditë e më shumë po kthehen në çështje serioze dhe shqetësuese”.

Tutje, në reagim është kërkuar po ashtu nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës, që “sa më shpejtë të ndërmarrë masa të menjëhershme për t’i mbrojtur studentët dhe qytetarët nga ky rrezik”, thuhet në këtë reagim.

Qendra e Studentëve nuk ka marrë përgjigjje nga komuna për këtë shqetësim.