Vendimi i VV-së për bojkotimin e debateve televizive, 13 organizata të huaja bëjnë thirrje për anulim të vendimit
Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bojkotim të debateve televizive në media të caktuara vendore ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë. Përveç akterëve politik vendor, vendimi i Kurtit dhe partisë në pushtet ka marrë vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Flutura Kusari në një postim në profilin e saj zyrtar në…
Lajme
Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bojkotim të debateve televizive në media të caktuara vendore ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë.
Përveç akterëve politik vendor, vendimi i Kurtit dhe partisë në pushtet ka marrë vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Flutura Kusari në një postim në profilin e saj zyrtar në Facebook ka publikuar reagimet e organizatave globale dhe rajonale që i kanë bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti që ta anulojë këtë vendim.
“13 organizata globale dhe rajonale që merren me lirinë e medias i kanë dërguar sot letër publike kryeministrit Kurti duke i kërkuar që t’a anulojë vendimin për bojkotimin e TV Dukagjinit, T7 dhe Klan Kosovës gjatë fushatës zgjedhore. Kjo është letra”, ka shkruar Kusari./Lajmi.net/
Ky është linku i publikimit. https://x.com/ECPMF/status/1877724623246102576