Sallahu për kryetarin e KQZ-së pas certifikimit të Listës Serbe: Ka denigruar imazhin dhe punën e PZAP-së
Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka vazhduar kritikat ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke vënë në shënjestër kryesuesin e këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi. Në fokus të reagimit të Sallahut është vendimi i KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe. Sallahu ka akuzuar KQZ-në për shkelje të rënda ligjore, duke thënë se ky vendim është marrë…
Lajme
Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka vazhduar kritikat ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke vënë në shënjestër kryesuesin e këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi.
Në fokus të reagimit të Sallahut është vendimi i KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe.
Sallahu ka akuzuar KQZ-në për shkelje të rënda ligjore, duke thënë se ky vendim është marrë pa pritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
“KQZ, me mospritjen e vendimit të PZAP-së lidhur me certifikimin e Listës Serbe, përveç se ka bërë shkelje flagrante ligjore, gjithashtu, ka denigruar imazhin dhe punën e PZAP-së! Merita i takon kryesuesit të KQZ-së!”, shkroi Sallahu.
Postimi i tij i plotë në Facebook: