Në Shkup s’e dinë nëse Grubi ndodhet në Kosovë -Ekstradimi i tij pas arrestimit në shtetin ku ndodhet
Zv.ministri i Drejtësisë Alen Dereban thotë se kontakte direkte me institucionet në Kosovë për arrestimin dhe ekstradimin e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit do të vendosin në momentin që të vërtetohet se ata ndodhen atje. Dereban nuk mund ta konfirmojë nëse Kosova është destinacioni i fundit i Grubit. Ai, në intervistë për Alsat, thotë se…
Lajme
Zv.ministri i Drejtësisë Alen Dereban thotë se kontakte direkte me institucionet në Kosovë për arrestimin dhe ekstradimin e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit do të vendosin në momentin që të vërtetohet se ata ndodhen atje.
Dereban nuk mund ta konfirmojë nëse Kosova është destinacioni i fundit i Grubit. Ai, në intervistë për Alsat, thotë se largimi i Grubit pak para aktakuzës për rastin “Lotaria” nuk është dështim i institucioneve të shtetit, por i disa personave, të cilët sipas tij, do të mbajnë përgjegjësi.
“Ne e ndjekim të gjithë situatën dhe jemi në kontakt me të gjithë organet kompetente dhe me të gjithë ata që munden të ndihmojnë për zbatimin e procedurave”, deklaroi Alen Dereban, zv.ministër i Drejtësisë.
Ai shtoi se janë në kontakt me të gjithë që duhet të bashkëpunojnë dhe se do të vendosin kontakte zyrtare me shtetin ku do të marrin informacione që Grubi e Bajrami ndodhen.
“Ne jemi në kontakt me të gjithë që duhet të bashkëpunojmë. Kontakte zyrtare do të vendosim me ministrinë e atij shteti ku do të marrim informacione se është lokalizuar ose arrestuar personi ndaj të cilit është shpallur fletarrest ndërkombëtar”, u përgjigj Dereban.
“Nëse vërtetohet se është në Kosovë ose nëse marrim informacione se është arrestuar në Kosovë normalisht se do të fillojmë procedurë bashkëpunimi për ekstradim”, tha Dereban. /Alsat.mk